FNs bærekraftsmål // Objektivat e qëndrueshmërisë së OKB-së
Ressursen er utviklet i samarbeid med FN-sambandet.
Ta zhdukim varfërinë
Shumë njerëz jetojnë në varfëri të thellë. Për të luftuar kundër varfërisë, të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi të barabarta për të shkuar në shkollë, gjetur punë dhe përfituar ndihmë shëndetësore. Po ashtu, duhet të ketë më pak dallime midis të pasurve dhe të varfërve – duhet të ndajmë paratë më drejtë, si brenda vendit ashtu edhe midis vendeve.
Askush nuk duhet të vdesë nga uria
Shumë njerëz janë të prekur nga uria, dhe çdo vit ka gjithnjë e më shumë njerz te uritur. Gjysma e të gjithë fëmijëve që vdesin, vdesin sepse hanë ushqimin e gabuar ose hanë shumë pak ushqim. Prandaj, ne duhet të sigurojmë që të gjithë njerëzit të marrin ushqimin që u nevojitet
Shendet per të gjithë
Në të gjithë botën, shëndeti i njerëzve po përmirësohet vazhdimisht. Më shumë njerëz po marrin vaksina dhe njerëzit po jetojnë më gjatë se më parë. Për të arritur qëllimin për një shëndet të mirë për të gjithë, të gjithë njerëzit duhet të kenë mundesi për kujdesin shëndetësor dhe ilaçet që u nevojiten.
Të gjithë kan të drejt për arsimim
Për fat të mirë, shumë më tepër fëmijë kan mundësi të shkojnë në shkollë sot sesa në të kaluarën. Megjithatë, ka ende shumë fëmijë që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë. Prandaj, shume vende ne botë duhet të vazhdojnë të punojnë për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë të njëjtat mundësi për arsimim të mirë dhe falas.
Vajzat dhe djemtë duhet të kenë mundësi të barabarta për një jetë të mirë
Të drejtat e njeriut të OKB-së vlejnë për të gjithë njerëzit. Megjithatë, ka më shumë gra se burra në botë që janë të varfër. Gjithashtu ka më shumë djem se vajza që lejohen të shkojnë në shkollë. Për të arritur objektivin e barazisë, si vajzat ashtu edhe djemtë duhet të kenë akses në arsim, kujdes shëndetësor dhe punë me pagesë.
Të gjithë duhet të kenë ujë të pastër dhe tualete të duhura
Ka mjaft ujë të freskët në planet, por jo të gjithë kanë qasje në ujë të pijshëm dhe te pastert. Çdo vit, miliona njerëz vdesin sepse nuk kanë qasje në ujë të pasërt dhe tualete. Prandaj, ne duhet të ndërtojmë ujësjellës-kanalizime aty ku këto mungojn.
Të gjithë duhet të kenë mundësi të përdorin energji elektrike që nuk dëmton ajrin dhe tokën
Ne njerëzit kemi nevojë për energji, ndër të tjera, për dritën, nxehtësinë dhe gatimin. Sot, një pjesë e madhe e popullsisë përdorin energji ndotëse për gatim dhe janë të ekspozuar ndaj ndotjes së rrezikshme të ajrit. Uji, era dhe dielli janë burime të rinovueshme të energjisë dhe mund të kontribuojnë në arritjen e qëllimit të zhvillimit të qëndrueshëm.
Të gjithë duhet të kenë punë të sigurta dhe të fitojnë mjaftueshëm
Shumë njerëz punojnë në një vend pune që nuk merr parasysh sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj punës së fëmijëve ose punës së detyruar. Për të zhdukur varfërinë dhe për të luftuar pabarazinë në botë, të gjithë duhet të kenë punë të sigurta dhe të drejta të barabarta
Ne duhet të shpikim gjëra të reja dhe të ndërtojmë sisteme të mira
Që një shoqëri të funksionojë, duhet të ketë sisteme të mira për trafikun, aeroportet, hekurudhat, gypat e ujit, kanalizimet, objektet e depozitimit të mbetjeve, energjinë dhe internetin. Për të arritur këtë qëllim, ne duhet të shohim se si të gjitha vendet mund të përdorin sa më mirë burimet dhe industrinë e tyre.
Duhet të ketë më pak dallime mes të pasurve dhe të varfërve
Sot, ka dallime më të mëdha mes të pasurve dhe të varfërve se kurrë më parë. Ka dallime të mëdha si brenda një vendi ashtu edhe midis vendeve. Për të arritur qëllimin për më pak dallime, të gjithë duhet të kenë akses të barabartë në shkollë dhe kujdes shëndetësor. Përveç kësaj, burimet duhet të shpërndahen në mënyrë më të drejtë.
Qytetet e botës duhet të kujdesen si për njerëzit ashtu edhe për tokën
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete. Shumë qytete po rriten aq shpejt sa nuk ka punë dhe shtëpi të mjaftueshme për të gjithë. Ne duhet të ndërtojmë qytete të qëndrueshme që marrin parasysh nevojat e njerëzve, duke mos dëmtuar klimën.
Ne nuk duhet të prodhojmë dhe të përdorim më shumë sesa kemi nevojë
Sot ne konsumojmë shumë më tepër sesa mund të përballojë planeti. Hedhim një të tretën e ushqimit që bëhet. Që të jetojmë mirë, si sot ashtu edhe në të ardhmen, duhet të ndryshojmë stilin e jetesës dhe të konsumojmë më pak. Është e nevojshme që si individët ashtu edhe kompanitë të përdorin më pak duke marre parasysh klimën në planet.
Të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të ndaluar ndryshimin e klimës
Mënyra se si jetojmë ne po shkatërron klimën. Moti po ngrohet, polet po shkrihen, deti po ngrihet dhe fatkeqësitë natyrore dhe moti ekstrem po bëhen më të zakonshme. Vendet më të varfra goditen më shumë. Të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të emetuar (leshuar) më pak gazra serrë ( këto janë gazra të atmosferës së tokës që nuk lejojnë nxehtësinë të largohet nga atmosfera). Përveç kësaj, ne duhet të ndihmojmë ato vende që janë dëmtuar nga ndryshimet klimatike.
Jeta nën ujë duhet trajtuar në një mënyrë të mirë
Jeta në tokë varet nga deti. Temperatura, rrymat e oqeanit dhe jeta në det do të thotë që ne njerëzit mund të jetojmë në tokë. Prandaj, ne duhet të mbrojmë jetën në det, në vend që ta hedhim mbeturina dhe ta ndotim atë.
Jeta në tokë duhet trajtuar në një mënyrë të mirë
Pjesë të mëdha të sipërfaqes së tokës janë pyje. Pylli është shtëpia e shumicës dërrmuese të kafshëve dhe një burim ushqimi si për kafshët ashtu edhe për njerëzit. Për t’u kujdesur tani për jetën në tokë, ne duhet të mbrojmë pyjet tropikale, të mbjellim më shumë pemë dhe të sigurohemi që shkretëtirat në tokë të mos bëhen më të mëdha. Ne gjithashtu duhet të mbrojmë dhe kujdesemi për speciet e rrezikuara.
Duhet të ketë paqe dhe drejtësi në mbarë botën
Pa paqe dhe drejtësi, është e pamundur të krijohet zhvillim i qëndrueshëm. Sot, më shumë njerëz janë në arrati se kurrë më parë. Për të arritur qëllimin e paqes dhe drejtësisë, bota duhet të krijojë shoqëri paqësore që kujdesen për të gjith.
Vendet e pasura dhe të varfra duhet të bashkëpunojnë
Që të gjitha vendet të jenë në gjendje të arrijnë objektivat e qëndrueshmërisë, bashkëpunimi është i rëndësishëm. Autoritetet, kompanitë dhe të gjithë qytetarët duhet të bashkëpunojnë si në vendin e tyre ashtu edhe me vendet e tjera. OKB-ja beson se një përpjekje e tillë e përbashkët me objektiva të qarta jep rezultate.