Mesopotamia // Mesopotamia

Denne teksten Mespoptamia finnes på flere språk. Teksten er hentet fra Zmekk.no. Den er tilpasset og oversatt til flere språk av morsmål.no etter avtale med Bergen kommune. Tanken er at teksten skal være et supplement til andre læremidler og andre aktiviteter i opplæringen. Det er altså ikke meningen at disse ressursene skal stå alene, men at de kan brukes i innledning til arbeid med temaet.

Teksten kan, for eksempel, brukes sammen med tospråklig lærer for å aktivere elevenes kunnskaper om temaet, og å bidra til at eleven lærer fagspråk.

Scroll nedover for å finne flere ressurser.

Lumenjtë Eufrat dhe Tigris sot gjenden në vendet Turqi, Irak dhe Siri. Para 6000 vjetësh, shumicën e këtyre vendeve i quajtën vetëm Mesopotamia, që do të thotë “toka midis lumenjve”.

Harta tregon se ku ndodhej Mesapotamia në raport me sipërfaqen e sotme të tokës

Klima në kët zonë ka qenë gjithmonë e ngrohtë dhe e mirë, por edhe shumë e thatë. Megjithatë, shumica e frutave të shitura në Norvegji vijnë nga kjo zonë. Zona është pjellore. Si mund të jetë kaq e thatë, dhe në të njëjtën kohë kaq e frytshme?

Siç e keni marrë me mend, lumenjtë janë shpjegimi. Pa lumenjtë e mëdhenj, zona do të kishte qenë më e shkretë, dhe kështu pothuajse asgjë nuk do të rritej atje.

Illuastrasjon som viser det en bygning, ørken og dyrket området ved eb elv. Skal illustrere en bygning og dets plassering i datidens mesopotomia
Lumenjtë dhanë mundësinë për të kultivuar tokën dhe për të korrur prodhime të mira

Në pranverë, kur bora në male shkrihej, lumenjtë u përmbytën. Uji u ngrit dhe vërshoi brigjet e tij. Kur ujërat u tërhoqën dhe lumenjtë u kthyen në gjerësinë e tyre normale, balta pjellore mbeti në fusha. Ky llum përmbante tokë të mirë dhe ushqyese.

Njerëzit e Mesopotamisë zhvilluan shumë teknika dhe mjete të mira për të shfrytëzuar ujin në mënyrën më të mirë të mundshme. Me gjithë ujin që kishin, ata mund ta bënin tokën pjellore dhe të rritnin pothuajse çdo gjë që dëshironin. Përveç kësaj, kishte shumë peshqi në lumenj.

Fermerët e parë

Njerëzit që jetuan në Mesopotami ishin fermerët e parë. Ata ishin të parët që filluan të kultivonin grurë. Duke pluguar, ujitur dhe plehëruar tokën, ata zbuluan se toka u bë shumë pjellore. Kjo do të thoshte se ata mund të korrnin kokrra gruri disa herë gjatë një viti. Të lashtat më të mëdha dhe më shumë ushqim nënkuptonin se ata madje mund të mblidhnin dhe ruanin ushqimin për përdorim të mëvonshëm. Për t’i ndihmuar në punën e tyre, ata përdornin kafshë si ka dhe kuaj. Banorët e Mesopotamisë ishin të parët që filluan me blegtorinë.

Kushtet ishin shumë të mira në Mesapotami, gjë që ishte arsyeja që shumë njerzë u shpengulën në kët vend. Kishin edhe shkolla dhe ushtri. Mesopotamia është e njohur për tempujt e saj, të cilët quhen zigurat, dhe struktura të tjera mahnitëse. Njerëzit kishin disa profesione të ndryshme. Disa e quajnë popullin e Mesopotamisë popullin e parë të kulturuar.

Shpikjet

Në jug të Mesopotamisë ishte toka e Sumerit. Sumerët bënë disa shpikje të rëndësishme, duke përfshirë matematikën dhe gjeometrinë. Ata krijuan një sistem numrash me 60 si numër bazë. Ne përdorim disa prej tyre sot. Një orë ka 60 minuta dhe një minutë ka 60 sekonda. Rrethin e ndajmë në 360 gradë.

Midis viteve 3500 dhe 3000 para Krishtit ata zhvilluan një sistem shkrimi të quajtur kuneiform. Në fillim shkrimi kuneiform (shkrimi me gurë) ishte një shkrim piktural. Më në fund u thjeshtua dhe imazhet u zëvendësuan me personazhe. Sumerët shkruanin në pllaka balte dhe në gurë. Arti i të shkruarit u përhap në lindje dhe në perëndim, ndër të tjera, në Egjipt. Shpikje të tjera përfshijnë rrotën dhe parmendën (plugun). Përveç kësaj, ata vendosën një pjes te varkës të ashtuquajtur keel, në varkat e tyre, kështu që ato nuk përmbyseshin aq lehtë dhe filluan të përdornin velat, qe dmth se nuk ku duhej të vozisnin gjatë gjithë kohës.

Qytetet

Sumerianët ndërtuan qytete të bukura. Qyteti më i madh në Sumer quhej Uruk. Qyteti Ur ishte një tjetër qytet tregtar i rëndësishëm, i cili kishte dalje ne det. Çdo qytet shpesh ishte një shtet i veçantë i cili kishte mbretin e tij. Mbretërit kishin shumë pushtet, pasi ata ishin edhe udhëheqës fetarë. Në qytete banonin mbretërit, shërbëtorët e tyre, priftërinjtë dhe artizanët.

Shpesh qytetet kishin mure përreth për të mbrojtur nga armiqtë. Fermerët jashtë qytetit paguanin tatimin mbretit me grurë, mish dhe perime. Sumerianët nuk përdornin para, por këmbenin mallera me njëri-tjetrin. Tregtarët shkonin me anije dhe merrnin bakër dhe ari. Artizanët këmbenin sende si zbukurime nga keramika, stolit dhe rroba për ushqim.

Fjalë të rëndësishme në tekst


të organizosh

do të thotë të rregullosh diçka në mënyrë që të formosh një tërësi të natyrshme (të pershtatshme).

të mbledhësh

do të thotë të bashkosh, të mbledhësh, të korrësh për një qëllim të caktuar.

të ruash

do të thot të ruash për përdorim të më vonshëm.

të thjeshtosh

do të thotë të bësh diçka më të thjeshtë.

të krijohet (të ndodh)

do të thotë që diçka bëhet, fillon ose del në sipërfaqe.

të shfyrtëzosh

do të thotë të kesh përfitim nga diçka, të përdorësh atë për diçka që të jep avantazh.

të kultivoj

do të thotë të prodhosh diçka si për shembull bimët.

të këmbej për dobi personale

do të thot këmbim mallërash për ushqim ose nevoja tjera personale

Të korrë

do të thotë të marrësh korrjen, të mbledhish frytet.

të përmbytet

do të thotë të vësh nën ujë, uji del jash brigheve të lumit.

të ngrihet/të zbres

të ngrihesh do të thotë që diçka ngritet ose rritet. Të zvogëlohet do të thotë që diçka zvogëlohet ose zbret

për të fekonduar

do të thotë shtimi i substancave me vlerë të lartë ushqyese në tokë në mënyrë që bimët të rriten më mirë.


Një film në anglisht për jetën në Mesopotami.

Ilustrasjon1: Karl Musser, translated labels by User:Mathias-S, CC BY-SA 2.5, via Wikimedia Commons