Valg og politiske partier // Zgjedhjet dhe partitë politike

Denne teksten om Valg og Politiske partier finnes på flere språk. Teksten er hentet fra Zmekk.no og oversatt til flere språk av morsmål.no etter avtale med Bergen kommune. Tanken er at teksten skal være et supplement til andre læremidler og andre aktiviteter i opplæringen. Det er altså ikke meningen at disse ressursene skal stå alene, men at de kan brukes i innledning til arbeid med temaet.

Teksten kan, for eksempel, brukes sammen med tospråklig lærer for å aktivere elevenes kunnskaper om temaet, og å bidra til at eleven lærer fagspråk.

Scroll nedover for å finne flere ressurser.

Nora sapo ka mbushur 18 vjeç dhe mund të votojë në zgjedhje. Ajo nuk është e sigurt se cila parti është më e përshtatshme për me votu. Ekzistojnë shumë parti politike të ndryshme. Për të zbuluar se për cilin do të votojë, Nora lexon programet e tyre. Programet e partive janë përmbledhjet që partitë krijojnë për të treguar se çfarë mendojnë dhe për çfarë do të punojnë për ta arritur. Po ashtu, Nora ndjek lajmet në gazeta dhe televizion para zgjedhjeve. Udhëheqësit e partive të ndryshme marrin pjesë në debate ku diskutojnë çështje politike të rëndësishme. Çdo parti përpiqet të bindë publikun se ata duhet të votojnë për ta.

Në Norvegji, zgjelldhjet behen qdo dy vjet, dhe egzistojn dy lloje te ndryshme zgjedhjesh. Një herë është zgjedhje për Parlamentin dhe herën tjetër është zgjedhje për qeverinë lokale.Të gjithë shtetasit norvegjez mbi moshen 18 vjeç mund të votojnë për zgjedhjen e Parlamentit, derisa ne zgjedhjet lokale munden me votu edhe ata që janë mbi 18 vjeç dhe kanë jetuar në Norvegji për tre vite ose më shumë.

Bilde illusterer fordelingen av de polistiske partiene på Stortinget og en regjering
Regjeringen på Stortinget

Kur kemi zgjedhje në parlament, qytetarët votojne per atë parti që duan që të ketë më shumë anëtarë në kuvend. Partitë që marrin më shumë vota, mblidhen së bashku dhe formojnë qeverinë që do të drejtojë vendin si dhe pajtohen se kush do të jetë udhëheqësi i tyre, i quajtur kryeministër. Parlamenti dhe qeveria, marrin vendime të rëndësishme për çështje që janë të rëndësishme për gjithë vendin. Një nga çështjet më të rëndësishme për Norën është që të ndërtohen më shumë rrugë bicikletash në mjedisin lokal të saj. Çështje të tilla vendore nuk merren në shqyrtim nga Parlamenti dhe qeveria. Për këtë arsye, Norvegjia ka një demokraci lokale. Politikanët vendas kanë një kontakt të ngushtë me banorët dhe mund të dëgjojnë dhe të përshtaten politikën në nevojat e popullit.

Illustasjon av en jente på sykkel foran lokalpotitikere
Lokaldemokrati

Në zgjedhjet lokale, votohet për Kuvendin e Qarkut dhe Këshillin Komunal. Kuvendet e Qarkut drejtojnë qarkun dhe ndihmojnë të gjitha komunat në bashkëpunim. Qarku ka gjithashtu përgjegjësi, përfshirë shkollat e mesme të nivelit të lartë, muzeet dhe shërbimin e kujdesit dentar për të gjithë banorët e qarkut.

Këshillat Komunale vendosin në komuna. Partitë që marrin më shumë vota marrin vendet në Këshillin Komunal. Çdo Këshill Komunal udhëhiqet nga një kryetar komune. Komuna ka përgjegjësi për gjëra si shkollat, shtëpitë e pleqve, ndihmën sociale, kopshtet dhe rrugët. Këshilli Komunal vendos nëse duhet të ndërtohen më shumë rrugë bicikletash, siç e dëshiron Nora. Nora gjen partinë që më shumë interesohet për rrugët e bicikletave dhe voton për ta në zgjedhjet lokale. Nëse ata marrin mjaft vota, ata mund të ndërtojnë rrugët e reja të bicikletave në komunën e tyre.

Bilde viser en ordfører med kommunestyret
Ordfører i kommunestyre

Fjalor

Programi i Partisë – Përmbledhje e se çfarë mendonë dhe dëshironë të punonë një parti politike.
Zgjedhjet për Parlament – Zgjedhja e partive politike që do të marrin vendet në Kuvend dhe të formojnë qeverinë.
Zgjedhjet Vendore (lokale) – Zgjedhja e Këshillit të Qarkut dhe Këshillit Komunal.
Qark – Një zonë gjeografike. Qarku ndahet në komuna.
Komunë – Një zonë gjeografike. Norvegjia ka shumë qindra komuna.

Les mer på Zmekk.no